Shkup, 20 shkurt – Një grabitës i panjohur i maskuar dhe i armatosur para mesnate, ka kryer grabitje në një kazino në rrugën “11 Oktomvri” në Shkup, me ç’rast ka marrë 150.000 denarë.
Siç bën të ditur MPB, grabitja është denoncuar më 18 shkurt në orën 23:50 në Stacionin Policor Qendër, ndërsa është kryer ditën e njëjtë rreth orës 23:00 në kazinon në bulevardin “11 Oktomvri”.
Po ndërmerren masa për gjetjen e kryerësit dhe për ndriçimin e plotë të rastit.