Mediat në Spanjë janë tronditur me raportimet e fundit që një gjyqtar italian do ta drejtojë ndeshjen e dytë mes Juventusit dhe Atletico Madrid. Roberto Rosetti është emri që po spekulohet se do jetë gjyqtari kryesor i një ndër ndeshjeve më interesante të kësaj faze në Ligën e Kampionëve.
Për t’i shtuar edhe më shumë dyshimet, Rosetti vjen nga qyteti i Torinos, nga vjen edhe ekipi i Juves, përcjell Periskopi, transmeton gazeta KOHA. Të përditshmet spanjolle kanë ngritur dyshime se kjo po bëhet me qëllim që të ndihmohet ‘Zonja e Vjetër. Këta të fundit humbën ndeshjen e parë 2-0, me golat e Godin dhe Gimenez.
Megjithatë, tërë këto spekulime nuk pritet të jenë të vërteta, pasi asnjëherë në historinë e kompeticionit më të rëndësishëm evropian nuk ka ndodhur që një gjyqtar me prejardhje të njëjtë si një nga klubet të gjykojë një ndeshje.