Sideni, 19 shkurt – Një minoren, i cili me vëllanë e tij ka dalë për gjueti të kangurëve në Australinë Perëndimore, u rrah nga një kangur.
Pasi Xhoshua Hajden, 19 vjeç, kishte dalë në gjueti pranë Kellerberin në Australinë Perëndimore të martën në mbrëmje, një kangur e sulmoi dhe ia theu nofullën.
Siç tregojnë djemtë, duke gjuajtur me vëllanë e tij nga makina e tyre, panë tre kangurë skaj rrugës ku njëri prej tyre kishte tentuar ta qëllojë njërin prej kangurëve por papritur u sulmua shumë keq.
Njëri nga kangurët ishte tërbuar dhe ua ka thyer xhamin e parë të makinës dhe i ka rrahur me shputat e tij.
Djali 19 vjeçar the se nga kjo rrahje kishte pësuar thyerje të nofullës, dhe është operuar për shkak të ënjtjes.