Adis Abebë, 23 qershor – Shefi i shtabit të armatës së Etiopisë, gjenerali Siar Mekonon dhe këshilltari i tij, GIze Abera janë vrarë gjatë tentimit të djeshëm për grusht shtet në shtetin federal Amahara, deklaroi kryeministri i Etiopisë, Abij Ahmed.
Televizioni shtetëror i Etiopisë kumtoi se prapa tentimit për grusht shtet qëndron gjenerali Asamnev Cige.
Sipas kryeministrit Ahmed, përfaqësuesit e Qeverisë rajonale ishin në takim kur ndodhi tentimi për grusht shtet.
“Disa njerëz janë vrarë, përderisa të tjerë janë lënduar”, theksoi Ahmed, duke shtuar se Mekonon është “vrarë nga njerëz të tij të afërt”.
Amahera është një ndër nëntë shtetet federale të Etiopisë.