Quhet Yaman Göçer, gjahtar profesional, po mahnit me aftësitë e tij në gjuajtje. Ai përmes një pistolete të tipit CZ 99mm arriti të qëllojë objektivat e caktuara në 500 dhe 1000 metra. Sipas mediave turke, Yaman tashmë bëhet gati të performojë para komisionit të rekordeve ‘Guinness’. Videoja e tij është komentuar gjatë në rrjetet sociale.