Një futbollist në Itali infektohet nga “coronavirus”, e gjithë skuadra në karantinë

3

Një skuadër e plotë ka përfunduar në karantinë në krahinën e Lombardisë në Itali pasi një prej lojtarëve ka rezultuar i infektuar me coronavirus.

M.M, 38-vjeç është identifikuar si një prej personave që ka shpërndarë së fundmi virusin dhe është shtruar në gjendje të rëndë në spital. Në mediat italiane thuhet se ai është i dhënë pas sportit e në muajin e fundit kishte marrë pjesë në gjysmë-maratonë, por nuk dihen ende se ku mund ta ketë marrë këtë virus.  Të gjithë personat pranë tij janë infektuar nga coronavirus dhe tashmë janë izuoluar në karantinë.

M.M ishte mesfushor te skuadra e Pikio di Somalja dhe të shtunën kishte zbritur rregullisht në fushën e lojës në barazimin ndaj Amatori Sabioni. E gjithë skuadra është kontaktuar nga mjekët dhe janë ftuar të qendrojë të në shtëpi për të marrë kontrolle me të specializuar.

Comments are closed.