Sao Paolo, 29 tetor 2018 – Mesfushori i Sao Paolos, Daniel Korea Freitas, i cili konsiderohej si një nga fudbollistët më perspektivë, është gjetur i vdekur në një shkurre në qytetin Sao Zhoze dos Pinjajs në shtetin federal brazilian, Parana.
Sipas policisë, ai është vrarë në “mënyrë jashtëzakonisht brutale”. Koka dhe gjenitalet i janë prerë. Besohet se vrasja është kryer të shtunën në mbërmje sipas kohës lokale, ndërsa klubi sot e ka konfirmuar vdekjen e tij.
Tani për tani nuk është i njohur autori i kësaj vepre të tmerrshme dhe motivet.
Daniel Freitas, 24 vjeçar, ka qenë pjesë e Sao Paolos nga viti 2015, me ç’rast i kaloi dy sezonet e kaluara si lojtar i huazuar. Gjatë këtij sezoni ai u kthye në gjigantin brazilian