Përshëndetja ushtarake e lojtarëve turq në momentin e golit ndaj Shqipërisë ka marrë përmasa të mëdha. E gjitha lindi si një mesazh i futbollistëve të Kombëtares për ushtarët turq, të cilët pak ditë më parë vendosën të ndërmerrnin një ofensivë ne veri të Sirisë, kundër kurdëve. Sulmi nuk ka mbështetjen e shumë forcave europiane dhe kështu ngjarja mori përmasa politike.
Një nga vendet europiane që ka dalë kundër veprimeve të ushtrisë turke është edhe Franca. Vetëm pas ditë pas ndeshjes me Shqipërinë, Kombëtarja turke zbriti në Francë për ndeshjen e radhës. Ndërsa, golin e shënuar e festoi sërish me përshëndetje ushtarake duke ngjallur polemika të shumta. Ndërkohë, edhe UEFA ka hapur një hetim për festimin dhe pritet të mësohet masa ndëshkimore.
Megjithatë, nga Turqia, një francez si Adil Rami ka menduar të ulë gjakrat, teksa ka ndryshuar foton e profilit në Instagram duke vendosur një të njëjtë me festimin e lojtarëve turq. Ish-mbrojtësi i Milanit tashmë aktivizohet te Fenerbahçe dhe duket se i është dashur të përshtatet me ambientin.