Athina, 27 tetor– Një foshnjë 11-muajshe, e cila vdiq nga fruthi në një spital në Greqi, është viktima e parë e kësaj sëmundjeje në vend këtë vit, njofton gazeta “Ta Nea”. Foshnja nuk ishte vaksinuar sepse ishte nën kufirin e moshës prej 15 muajsh. Sipas të dhënave të Qendrës Greke për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve, në Greqi deri më tani janë regjistruar 326 raste të fruthit. Shumica e tyre janë fëmijë të vegjël në pjesën jugore të vendit, ndër të cilat shumica janë romë.