Dy vajza 16-vjeçare janë lënduar dje pasi që një automjet i tipit “Fiat Punto” në të cilin kanë qenë, për shkak të shpejtësisë së papërshtatshme, ka dalë nga rruga dhe disa herë është rrokullisur në një fushë. Sipas MPB-slë, aksidenti ka ndodhur në ora 14:55 në rrugën Dellçevë – Fusha në fshatin Kiselica. Automjetin e ka drejtuar V.I. (21) nga fshati Poleto, rrethina e Dellçevës, i cili në një moment ka humbur kontrollin.
Për shkak të lëndimeve serioze, njëra nga vajzat është transferuar në Qendrën urgjente të Shkupit, ndërsa tjetra është mbajtur për mjekim në Spitalin klinik – Shtip. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer Stacioni policor Dellçevë.