Shkup, 27 prill – Një fëmijë njëvjeçar dje në Kumanovë ka rënë nga ballkoni pas çka është transferuar në shtëpinë e shëndetit, ndërsa nga atje në klinikat e Shkupit.
Ministria e Punëve të Brendshme informon se dje në orën 15:55 në SPB Kumanovë, nga Ndihma mjekësore urgjente ishte lajmëruar se në rr.”Maqedonia e Egjeut” ka ndodhur një rast fatkeqësie në të cilin fëmija 13 muajsh ka rënë nga ballkoni.
Fëmija është transferuar në Shtëpinë e Shëndetit Publik në Kumanovë dhe pas dhënies së ndihmës mjekësore ishte transferuar në Klinikën e fëmijëve pranë kompleksit të klinikave “Nëna Terezë” në Shkup. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.