Tetovë, 17 nëntor – Një fëmijë 11-vjeçar nga fshati Sllatinë i Tetovës, së bashku me babain e tij 41-vjeçar dje rreth orës 17 e 30 kanë denoncuar se po atë ditë rreth orës 15 minoreni është sulmuar dhe kafshuar nga një qen në rrugën lokale në fshatin Tearcë.
Ngjarja ka ndodhur kur djali me tre shokë të tij duke ecur më këmbë drejt terrenit sportiv në Tearcë, nga oborri i njërës nga shtëpitë ka vrapuar një qen, e ka kafshuar dhe i ka shkaktuar lëndim në parakrahun e djathtë, e pastaj ka ikur.
Minorenit i është dhënë ndihma mjekësore, ndërsa pronari i qenit është thirrur në Sektorin e punëve të brendshme në Tetovë.