Shkup, 7 mars – Një fëmijë 12-vjeçar u lëndua në një fatkeqësi komunikacioni që ka ndodhur dje në afërsi të Shtëpisë së shëndetit “Majçin dom” në lagjen Aerodrom.
Siç thuhet në buletinin policor, dje rreth orës 11:20 në rr. “Vasko Karangelevski” në Shkup, në afërsi të Shtëpisë së shëndetit “Majçin dom”, një automjet “Nisan Mikra” me targa të Shkupit, të drejtuar nga shkupjani G.ZH. (50) ka goditur në biçikletën e drejtuar nga një fëmijë 12-vjeçar nga Shkupi.
Nga goditja, djali u lëndua dhe me automjetin, nga i cili u godit, u dërgua në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit”, ku iu tregua ndihmë mjekësore.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekip i SPB Shkup.