Një familje kanadeze ka vendosur te kthehet pas në kohë. Të gjithë bëhen nostalgjik, por kjo mbetet me kaq. Një familje kanadeze ka vendosur të jetoj me pajisjet e viteve te 80-ta dhe 90-ta pa telefona të mençur, e as të jenë të lidhur me internet.
Kryefamiljari i kësaj familje ka thënë se është pak e vështirë pasi që familjarët po i thërrasin, ndërsa këta nuk po mund të ju përgjigjen. Po ashtu, thonë se nuk ja kanë idenë se çfarë po ndodhë me botën jashtë. Ai thotë se këtë projekt e kanë nisur në 2017 dhe do të zgjasë deri në vitin 2018. Kasetat, radio, aparatet fotografik, videot, nitendo janë vetëm nga gjërat që i ka kthyer kjo familje.