Baton Ruzh, 8 prill – Brenda dhjetë ditëve, katër anëtarë të një familjeje në shtetin federal amerikan Luiziana kanë vdekur nga koronavirusi.
Antoanat Frenklin (86) nga Nju-Orleans dhe djemtë e tij Herman Frenklin Junior (71), Timoti Frenklin (61) dhe Ebtoni Frenklin (58) ishin pozitivë në Kovid-19, janë sëmurë pothuajse në të njëjtën kohë dhe kanë vdekur në periudhë prej më 20 mars deri më 30 mars, shkruan gazeta “Nju-jork dejli njuz”.
Në Luiziana deri dje pasdite janë konfirmuar 16.284 të infektuar me koronavirus dhe 582 raste të vdekjes.(koha.mk)