A do të kërkohen përgjigje nga Hungaria për azilin e dhënë të Gruevskit, ndërsa përderisa qëndrimi i Budapestit parashtron pyetje, cilat hapa do të ndërmerren për vendin anëtar të unionit të mos e pengojë funksinimin e drejtësisë në një vend kandidat, janë pyetjet të cilat eurodeputeti i SYRIZËS, Stelios Kuloglu i dorëzoi te përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme Federika Mogerini, në lidhje me azilin e pranuar nga Hungaria për ish kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski.
“Shqyrtohet mundësia të kërkohen sqarime nga Hungaria, për arsyen për shkak të së cilës i dha azil politik Gruevskit? Nëse pozita e Hungarisë e ngrit çështjen, dhe përderisa është ashtu, cilat janë hapat e ardhshëm që planifikoni t’i ndërmerrni me qëllim që të mos mundet një shtet-anëtar ta pengojë punën e drejtësisë në një vend kandidat për anëtarësim?, janë pyetjet të cilat Kuloglu ia parashtroi Mogerinit.
Eurodeputeti i SYRIZËS, potencon se qeverisja e së drejtës është vlerë fundamentale edhe për vendet kandidate për anëtarësim dhe shton se “kryeministri Viktor Orban edhe krahas vendimeve të BE-së, nuk pranon azilkërkues”, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
“Kjo, dukshëm nuk vlente në rastin e Gruevskit, i cili është dënuar për krim serioz. Qeverisja e së drejtës mbetet vlerë fundamentale edhe pët shtetet anëtare, ashtu edhe për kandidatët për anëtarësim. Hungaria e përkrahë integrimin e IRJM-së në BE, por siç supozohet, nuk konsideron se vendi është i sigurt, duke i dhënë azil Gruevskit”, shkruan Kuloglu në shkrimin me pyetjet për Mogerinin.