Pas Rita Orës, Dua Lipës, Bebe Rexhës, një tjetër këngëtare shqiptare ka pushtuar të gjitha top listat botërore muzikore. Bëhet fjalë për këngëtaren Ava Max ose ndryshe Amanda Koçi, e cila është bërë mjaft e njohur me këngën e saj “Sweet but Psycho”.
24-vjecarja e lindur në SHBA, por me prindërit me origjinë nga Saranda, momentalisht ndodhet në vendin e parë në Gjermani, Norvegji, Suedi, Danimarkë, Finlandë dhe është renditur e para në ‘ITunes’ në Britani.
Gjatë kësaj kohe, kënga gjithashtu është duke u ngjitur me shumë sukses në top listat Australiane, Kanadeze dhe atë Amerikane. Ava Max është pjesë e shtëpisë diskografike “Warner”, njësoj si tre këngëtaret e tjera shqiptare. Ajo po punon tashmë për të publikuar sa më shpejt albumin e saj të parë.