Gjenevë, 25 nëntor – Eksperti për veterinari në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Piter Ben Embarek deklaroi sot se do të shkonte në tregun e ushqimit në qytetin kinez Vuhan, që t’i hetojë sërish rastet e para të Kovid-19 që u shfaqën atje.
Embarek në një konferencë shtypi tha se do të dëshironte t’i rishikonte rastet e para të Kovid-19 dhe të gjente bashkëbisedues përmes të cilëve mund të merrte “informacione të rëndësishëm” rreth koronavirusit
“Asgjë nuk tregon se virusi është krijuar nga njeriu. Duhet t’i rikonstruktojmë ngjarjet para dhjetorit të vitit 2019″, sepse ne nuk e dimë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë”, tha Embarek.
Hetimi duhet të përcaktojë se çfarë “hyri dhe doli nga tregu në atë periudhë”, si dhe nga ku mbërritën mallrat në tregun në Vuhan.