Fisnik PASHOLLI
Shkup, 8 gusht – Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova kanë një nivel të lartë të sektorit informal apo punës në të zezë si dhe niveli të lartë të evazionit fiskal apo fshehjes së të ardhurave, shkruan gazeta KOHA.
Anketat me popullatën dhe bizneset në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë kanë konstatuar një tendencë të dukshme të bizneseve për të fshehur një pjesë të të ardhurave të tyre, që nga ana e saj ndikon negativisht në konkurrencën ekonomike dhe të ardhurat publike, apo mbushjen e arkës së shtetit. Shkalla e madhe e papunësisë në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë, është një nga treguesit më të rëndësishëm që ndikon në rritjen e aktiviteteve dhe praktikave të ekonomisë së fshehur. Një tjetër metodë e disa bizneseve – në mënyrë që të paguhen tatime më të ulëta, është manipulimi me TVSH-në dhe zbatimi i trukeve të kontabilitetit. Një e treta e bizneseve në Maqedoni (31.4 për qind dhe dy të tretat në Shqipëri (60 për qind ) kanë konfirmuar se manipulimi me TVSH-në përdoret vazhdimisht, në pjesën më të madhe të rasteve, ose ndonjëherë. Rezultatet e këtyre të dhënave janë në të njëjtën linjë me rezultatet e anketave të mëparshme me popullatën për përdorimin e llogarive fiskale ku përfshihej edhe Kosova. Për shembull, 17 për qind në Maqedoni, 52 për qind në Shqipëri dhe 29.6 për qind e të anketuarve nga Kosova konfirmuan se ata nuk kishin marrë kurrë, ose kishin marrë rrallë llogaritë fiskale për veshjet dhe këpucët.
KRYESON PUNA E PADEKLARUAR
Sipas raportit të ashtuquajtur “Barra e lartë ndaj biznesit çon në fshehjen e aktivitetit-Perspektiva e biznesit dhe Ekonomia e Fshehur në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë”, i bazuar në anketat e kryera nga Qendra për Kërkime dhe Politikëbërje (ÇRPM) në Maqedoni dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) në Shqipëri, puna e padeklaruar është një nga shfaqjet kryesore të ekonomisë së fshehur, që ndikon tek njerëzit në kuadër të një shumëllojshmërie të mjediseve social-ekonomike, e cila në të njëjtën kohë është e karakterizuar me rezultate të mundshme negative duke filluar nga tensionet sociale, pabarazitë në rritje dhe boshllëqeve në të ardhura, si dhe të korrupsionit dhe aktiviteteve kriminale. Dy vendet kanë statusin e kandidatit të BE-së, ndërsa Kosova ka nënshkruar marrëveshjen e stabilizimit dhe asociimit me BE-në, por të tre shquhen me nivele më të larta të papunësisë sesa mesatarja e BE-së prej afër 10 për qind. Si pasojë e kësaj kemi edhe nivelet e larta të punës së padeklaruar, që të vlerësuara nga disa studime, janë më shumë se 30 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto në të tre vendet. Ekonomia në të zezë për Maqedoninë llogariten në 2.4 miliardë euro, për Kosovën në 1.3 miliardë euro dhe për Shqipërinë në afër 3.6 miliardë euro.
Shkalla e madhe e papunësisë (24 për qind në Maqedoni, 15.9 për qind në Shqipëri dhe 32.9 për qind në Kosovë), përcjell KOHA, është një nga treguesit më të rëndësishëm që ndikon në rritjen e aktiviteteve dhe praktikave të ekonomisë së fshehur. Megjithatë, pavarësisht nga rezultatet e fundit të efikasitetit më të madh të masave të buta, fokusi kryesor në trajtimin e punës së padeklaruar, ashtu si shumica e vendeve të Evropës Lindore, mbetet ende në një masë të madhe në ndëshkimin e shkeljeve të ligjit të punës. Edhe pse kohët e fundit janë marrë masa që synojnë përmirësimin e zbulimit apo targetimit më të mirë, ende masat represive të punësimit janë qasja dominuese e politikës në këto vende. Pagat e fshehura mbeten shqetësimi më akut, me të ardhurat e punësimit që janë pjesërisht ose plotësisht të padeklaruara për gati gjysmën (44 për qind e të punësuarve në Maqedoni (një rritje prej 40 për qind në vitin 2014), 36 për qind në Shqipëri dhe 37 për qind e të punësuarve në Kosovë, tregon më tej analiza e Qendrës për Kërkime dhe Politikëbërje (CRPM) në Maqedoni dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) në Shqipëri.
Në mënyrë të konsiderueshme, 9 për qind e të gjithë punëtorëve të Maqedonisë me punë primare punojnë pa kontratë (në rritje nga 7 për qind në vitin 2014) dhe nuk iu paguhet ndonjë kontribut i sigurimeve shoqërore. Përqindja e këtyre të punësuarve në Shqipëri dhe Kosovë është dy herë më e lartë dhe përfaqëson 17 përkatësisht 21 për qind e të gjithë punëtorëve.
Në ndërkohë raporti më tej thekson se disa nga metodat më të zakonshme që bizneset përdorin për të shmangur ose manipuluar me raportimin e tatimeve janë: Të punësosh një person pa kontratë ose me kontratë me klauzola të fshehura, raportimi i të ardhurave më të ulëta, mos-pagimi i detyrimeve, taksave dhe akçizës, dhënia dhe marrja e ryshfetit, mos lëshimi i faturave, këmbëngulja në pagesat me para të gatshme apo kesh, kryerja e prokurimeve pa tender, ekzekutimi i marrëveshjeve të çaktuara, flukset dalëse ose hyrëse ilegale të aseteve, manipulimi me pagesën e TVSH-së dhe përdorimi i trukeve të kontabilitetit në mënyrë që të paguhen më pak tatime . Një tjetër metodë e disa bizneseve në mënyrë që të paguhen tatime më të ulëta është manipulimi me TVSH-në dhe zbatimi i trukeve të kontabilitetit, thekson raporti.
Një e treta e bizneseve në Maqedoni (31.4 për qind dhe dy të tretat në Shqipëri (60 për qind ) kanë konfirmuar se manipulimi me TVSH-në përdoret vazhdimisht, në pjesën më të madhe të rasteve, ose ndonjëherë. Në mënyrë të ngjashme, rreth një të katërtat e kompanive në Maqedoni (24.2 për qind dhe një e treta e kompanive në Shqipëri (32.3 për qind besojnë se midis 11 deri 51 për qind të kompanive në sektorin e tyre paguajnë më pak tatime sesa duket të paguanin, duke përdorur truke të kontabilitetit.
KONSUMATORË PA LLOGARI FISKALE
Rezultatet e këtyre të dhënave, shkruan KOHA, janë në të njëjtën linjë me rezultatet e anketave të mëparshme me popullatën për përdorimin e llogarive fiskale ku përfshihej dhe Kosova. Për shembull, 17 për qind në Maqedoni, 52 për qind në Shqipëri dhe 29.6 për qind e të anketuarve nga Kosova konfirmuan se ata nuk kishin marrë kurrë, ose kishin marrë rrallë llogaritë fiskale për veshjet dhe këpucët. Për alkoolin dhe cigaret, 20 për qind në Maqedoni, 52 për qind në Shqipëri dhe 40 për qind e të anketuarve nga Kosova gjithashtu konfirmuan se ata kishin marrë rrallë, ose nuk kishin marrë asnjëherë kupon tatimor. Megjithëse rastet për mos lëshimin e llogarive fiskale janë relativisht të rralla në të tre vendet dhe janë poshtë nivelit 18 për qind . Edhe pse edhe këtu ekzistojnë përjashtime të dukshme, si p.sh për Shqipërinë për kategoritë alkool apo çigare (26.5 për qind ), libra (28.3 për qind , dhe për Kosovën gjithashtu për librat (26 për qind ).
Nga ana tjetër, niveli i lartë i papunësisë (24 për qind në Maqedoni, 15.9 për qind në Shqipëri, dhe 32.9 për qind në Kosovë, është një nga treguesit më të rëndësishëm që ndikon në rritjen e praktikave dhe aktivitetit të ekonomisë së fshehur. Pagat e fshehura vazhdojnë të jenë shqetësimi kryesor, me të ardhurat nga punësimi, të çilat janë pjesërisht ose totalisht të padeklaruara për pothuajse gjysmën (44 për qind e të punësuarve në Maqedoni (në rritje nga 40 për qind që ishte në vitin 2014), 36 për qind në Shqipëri dhe 37 për qind e të punësuarve në Kosovë. Gjithashtu edhe arsimi ndikon në ekonominë informale. Vetëm 56.8 për qind e të punësuarve me arsim të ulët në Maqedoni, 20.6 për qind në Shqipëri dhe asnjë në Kosovë, kanë arritur të kenë një kontratë të shkruar për punën e tyre primare, në krahasim me më shumë se 80 për qind e të punësuarve me arsim të lartë. Të dhënat tregojnë dallime të dukshme në lidhje me nivelet arsimore, ku vetëm 56.8 për qind e të punësuarve në Maqedoni, 20.6 për qind në Shqipëri dhe asnjë në Kosovë , me arsimin fillor kanë arritur të kenë një kontratë me shkrim për punën e tyre primare. Situata për punëtorët me arsim të lartë të mëtejshëm thekson rëndësinë e arsimit, pasi 90.5 për qind e të punësuarve me arsim të lartë në Maqedoni, 88.9 për qind në Shqipëri dhe 78.3 për qind në Kosovë kanë një kontratë me shkrim për punën e tyre primare.
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.