Nju Jork, 21 maj – Sipas një studimi të kryer nga “Rojters” dhe Ipsos, një e katërta e amerikanëve nuk kanë ose kanë interesim të vogël për të pranuar vaksinë kundër koronavirusit.
Anketa tregoi se administrata e presidentit Tramp po përballet me një krizë serioze të besimit për shkak të vendimeve të tij shpesh kontradiktore gjatë pandemisë dhe kritikave të shumta publike.
Rreth 36 për qind e të anketuarve thanë se nuk do ta pranojnë vaksinën nëse presidenti Tramp thotë se është e sigurt, ndërsa vlerësimi i presidentit do të ketë efekt pozitiv vetëm në 14 përqind të të anketuarve.
Shumica e të anketuarve thanë se do të ndikohen më shumë nga rekomandimet e Drejtorisë së Ushqimit dhe Barnave ose nga rezultatet e kërkimeve shkencore.
Gati 14 për qind e të anketuarve thanë se nuk janë të interesuar për vaksinën, ndërsa 11 për qind nuk kanë vendosur akoma.
Ekspertët vlerësojnë se është e nevojshme 70 për qind e amerikanëve të jenë imun në koronavirusin, ose falë vaksinës ose të shëruarve nga Kovid-19 për të arritur imunitet kolektiv.