Të zhytesh në një vaskë me ujë të graduar me kujdes në 40 gradë, lejon të djegësh kalori, të njëjtat kalori që konsumohen me një të ecur prej 30 minutash. Këtë e konfirmojnë ekspertët e Universitetit të Loughborough, duke vlerësuar që konsumi energjetik është 130 kalori.
Shkencëtarët e universitetit anglez kanë testuar 14 individë, duke i kërkuar atyre të bënin më parë një xhiro me biçikletë për një orë, dhe pastaj të bënin një banjë në ujë me 40° C për 60 minuta të tjera.
Natyrisht doli që, çiklizmi lejon një shpenzim të kalorive jo indiferente, por që, shumë më tepër e habitshme ishte fakti se, duke u relaksuar në një banjë të nxehtë mund të djegësh edhe 130 kalori, për shkak të ngritjes së temperaturës së trupit. Pastaj shkencëtarët kanë monitoruar gliceminë e të gjithë pacientëve në test për 24 orët e ardhshme, dhe kanë vëne re një ulje prej 10% të glukozës në gjak.
Kërkimi sugjeron që ky mekanizëm “me ngrohje pasive” (i përdorur tashmë si trajtim mjekimi në Florida) ul në mënyrë domethënëse inflamacionin e lëkurës. Revista JAMA Internal Medicine ka nënvizuar që sauna mund të parandalojë sëmundjet kardiovaskulare.