Ankara, 11 gusht – Një fluturake turke pa pilot ka sulmuar dhe vrarë dy pjesëtarë të gardës kufitare irakiane si dhe drejtuesin e automjetit në të cilin gjendeshin, kumtoi sot armata irakiane.
Sulmi ka ndodhur në pjesën verilindore të vendit në rajonin Sidakan në Irak, në afërsi të kufirit me Turqinë dhe Iranin. Ushtria irakiane sulmin e quajti ” agresion flagrant”.