Të dhënat e një studimi të fundit, të mbështetur nga kompania “Novo Nordisk” dhe botuar në “New England Journal of Medicine”, tregojnë se një ilaç i quajtur “semaglutide”, i konsideruar si lloj droge, mund të ndihmojë në trajtimin e mbipeshës. Duke filluar nga vjeshta e 2018, vullnetarë të shumtë morën injektime javore të substancës “semaglutide” me dozë prej 2.4 mg, në ndërkohë afër 94% e kompletuan studimin, që zgjati 68 javë.
Efektet e vetme anësore ishin marrje mendsh dhe diarre e butë, por që të cilat u larguan me kalimin e kohës. Së bashku me ilaçin, vullnetarët po ashtu u mbështetën nga ekspertë të ndryshëm sa i përket dietave të ndryshme dhe të lehta, aktiviteteve fizike, si dhe motivimit. 75% e vullnetarëve që morrën “semaglutide” humbën më shumë se 10% të peshës trupore, tregoi në fund studimi. “Asnjë ilaç tjetër nuk ka prodhuar këtë nivel të humbjes së peshës – kjo me të vërtetë është një lojë-ndryshuese. Për herë të parë, njerëzit mund të arrijnë që përmes ilaçeve atë që ishte e mundur vetëm përmes operacionit”, thuhet në studim. (Përgatiti: Atdhe Alimi)