Në mungesë të faktografisë, shpesh ngjarjet e së kaluarës, sado të vërteta të kenë qenë, ato sërish nuk kanë mundur ta kenë vulën e vërtetësisë shkencore.
Kështu ka ndodhur edhe me gojëdhënat rreth vdekjes së Kolë Bojaxhiut, babait të Nënë Terezës, por tash së fundmi në mënyrë të dokumentuar është hedhur dritë rreth kësaj vdekje, përmes një dokumenti arkivor i siguruar nga ITSHKSH në Shkup, ku rezulton se ishte helmuar nga serbët në Beograd.
Deri më tani është folur mjaft për këtë ngjarje, por kanë munguar faktet historike dhe tash e tutje hiqen të gjitha dilemat mbi rrethanat e vdekjes së Kolë Bojaxhiut.
Sikundër dihet, Kolë Bojaxhiu ishte një biznesmen shqiptar dhe politikan, i cili e ndërtoi Teatrin e parë të Shkupit si dhe ka marrë pjesë në zhvillimin e linjës hekurudhore Kosovë – Shkup – projekt që ai e financoi personalisht.
Kolë Bojaxhiu angazhimin e tij shoqëror, kulturor e politik, e kishte përfshi edhe në kuadër të administratës së qytetit të Shkupit, këshilltar i së cilës ishte.
Sipas të dhënave që i kishte deponuar familja Bojaxhiu pas transferimit në Tiranë, merret vesh se nё vjeshtёn e vitit 1919, njё delegacion i kёshillit tё qytetit tё Shkupit ku bёnte pjesё edhe Kolё Bojaxhiu udhёtuan pёr nё Beograd tё ftuar pёr njё mbledhje. Posa u largua nga Beogradi, Kola u sёmur rёndё, duke pёrjetuar dhimbje tё mёdha. Pasi arriti nё Shkup u shtrua urgjentisht nё spitali dhe vdiq disa orё mё vonё.
Pas vdekjes së Kolës, në vitet tridhjetë, familja Bojaxhiu shpërngulet në Tiranë.
Mbi këto dhe detaje të tjera nga saga familjare e Bojaxhinjve, lexuesit do të kenë rastin të njihen përmes librit që pritet të botohet në vigjilje (27 gusht) të 110 vjetorit të Lindjes së Gonxhe Bojaxhiut-Nënë Terezës, përgatitur nga ITSHKSH.
(E.A)
P.S Në faksimilin që gjendet në brendësinë e teksitit bëhet një sqarim sa i përket vitit të shënuar. Korrigjimi është si vijon: Në vend të vitit 1930 duhet të qëndrojë viti 1919.