Shkup, 30 mars – Edhe dy persona janë kafshuar këtyre ditëve nga qenë endacakë në Shkup.
Siç informoi MPB, dje rreth orës 13 një djalë 3-vjeçar është kafshuar në këmbën e majtë nga një qen endacak në rrugën “Maxhari” në Shkup. Fëmijës i është dhënë ndihma mjekësore në Klinikën për sëmundje krirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup.
Rastin në Stacionin e policisë Gazi Babë e ka denoncuar babai i fëmijës L.A. (41) nga Shkupi.
Në rastin dytë, në bulevardin “Brigada e tretë maqedonase”, A.P. (38) nga Shkupi është kafshuar nga një qen endacak.
Rasti është denoncuar dje në ora 10:55 në Njësitin për informacione dhe komandë Shkup nga Qendra urgjente pranë kompleksit të klinikave “Nëna Terezë”.