Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se sot në orën 15:00, në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, inspekton trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Vizita vjen një ditë para seancës për formimin e Ushtrisë së Kosovës e cila zhvillohet të premten duke filluar nga ora 10:00, njofton Klan Kosova.
Ndërsa, Ceremonia në Ministrinë e FSK-së do të mbahet në orën 17:00.