Mbretëria e Xhon Xhones do të lulëzojë sërish. Kështu mendon ish-kampioni i botës në peshat e rënda në UFC, i cili ka postuar një video në faqen e tij zyrtare “Instagram”, me momentet më të mira nga duelet e tij në artet marciale mikse.
“Nëse jam ngjitur në majë të malit një herë, atëherë mund ta bëj këtë gjë sërish”, ka shkruar Xhones.
“Unë besoj se kam ende shumë talente të pazbuluara brenda vetes. Çdo gjë që kam arritur deri më tani e kam bërë përmes punës, ndaj do t’i hyj sërish punës nga e para. Kush ka dëshirë të punojë?”, ka thënë më tej kampioni i botës në UFC. Duket se Xhon Xhones, i pamposhtur në kafaz, ka dëshirë t’i rikthehet sërish sportit, 4 muaj pasi doli pozitiv, për të dytën herë në karrierë, pas duelit të fituar në UFC-210 ndaj Daniel Kormier.
Në testin e bërë para duelit, Xhones doli pozitiv me steroid (turinabol), duke humbur titullin. Por këtë herë rikthimi i Xhones mund të zgjasë më shumë, pasi ai është pezulluar një herë nga antidopingu amerikan (një vit). Ndaj, këtë herë dënimi për 30-vjeçarin mund të jetë më i gjatë (minimi 2 vjet), çka mund ta bëjë të vështirë rikthimin e tij në kafaz si protagonist. Gjithsesi, Xhones shpreson ende se mund të rikthehet kampion.