Shkup, 16 prill – Një dit diell, tjetrën shi. Dallimi i temperaturave është deri më 10 gradë. Kështu është pranvera, por ky ndryshim i motit ndikon ndaj njerëzve. Moti i ndryshueshëm, thonë mjekët, ndikon tek të gjithë pa dallim në moshë, njofton Koha.
Personal me tension të ultë të gjakut ndjejnë marramendje dhe për të ndihmuar veten duhet të ushqehen me më shumë krypë dhe shumë lëngje, thonë mjekët. Personat që kanë presion të lartë të gjakut gjatë këtyre ndryshimeve drastike të motit, e kanë patjetër të marrin terapinë e duhur.
Lajmi i keq për meteopatitë vjen nga sinoptikët se ky mot me shi do të vazhdojë edhe disa ditë.