Një dëshmitar në “Monstra” u asfiksua, seanca u ndërpre

Shkup, 12 qershor  – Me dëgjimin e një dëshmitari në Gjykatën Penale sot vazhdoi gjykimi për rastin “Monstra” të PSP-së. Gjykatësi Ognen Stavrev dhe Fatime Fetai nga PSP e morën në pyetje dëshmitarin Ahmet Beqiri.

Pas një ore marrjeje në pyetje nga gjykatësi Ognen Stavrev dhe Fatime Fetai nga PSP dëshmitari Ahmet Beqiri u asfiksua dhe gjykimi ishte ndërprerë.

Dëshmitari Beqiri para Gjyqit tha se një herë deri dy herë në muaj me miqtë ka shkuar për peshkim në Liqenin e Smilkovës dhe më 12 prill së bashku me miqtë ka qenë rreth orës 10 derisa është errësuar në Liqenin e Smilkovës. Ai në Liqen ka ardhur me motor rimorkio, nuk i kujtohet mirë se çfarë kishte parë, sepse ka qene errët.

Masakra pranë Liqenit të Smilkovës ndodhi më 12 prill të vitit 2012, ku u vranë djemtë Kire Triçkovski, Filip Slavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naçevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski.

Për vrasjen e pesëfishtë u hap lënda “Monstra”, ndërsa me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviç dhe Ezim dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata Supreme në dhjetorin e vitit të kaluar i shfuqizoi gjykimet, i liroi të dyshuarit nga paraburgimi Agim Ismailoviç, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri dhe ju përcaktoi masa sigurie. Nga gjykata ende nuk mund të gjenden Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviç për të cilët është ngritur urdhër- arrest ndërkombëtar.