Një delegacion ushtarak i Gardës Kombëtare të Vermontit (SHBA), i kryesuar nga Komandanti i GK-së të Vermontit gjeneralmajori Stiven Krej po qëndron në Republikën e Maqedonisë. Në suaza të vizitës, sot delegacioni do të pritet nga shefi i SHM së ARM-së gjeneral-nënkolonelin Metodija Veliçkovski dhe do të realizojë takim me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska. Delegacioni do të qëndrojë në vend deri më datën 17 të këtij muaji.