Shkup, 21 qershor – Përfaqësues të Postës së Sllovenisë sot e vizituan Postën e Maqedonisë. Delegacioni në përbërje të Marjan Osvalld drejtor për marrëdhënie ndërkombëtare, Franc Predikaka këshilltar në Postë Sllovene u takuan me drejtorin e përgjithshëm të Postës së Maqedonisë, Faadis Rexhepi dhe bashkëpunëtorë të tjerë të tij. Rexhepi shprehi kënaqësinë e tij për vizitën e përfaqësuesve të Postës Sllovene dhe potencoi që ky është edhe një hap drejt thellimit të bashkëpunimit ndërmjet tyre. Në takim u diskutuan më shumë tema dhe sfera në të cilat mund të zhvillohet bashkëpunimi, theks të veçantë u vendos mbi përvojën që ka Posta e Sllovenisë dhe Drejtoria doganore e Sllovenisë në thjeshtësimin e procedurave për doganim të dërgesave nga shitjet përmes internetit. Përfaqësuesit e Postës Sllovene edhe njëherë shprehën gatishmërinë e tyre të veprojnë bashkë me Postën e Maqedonisë në tregun e Maqedonisë dhe Rajonit me shërbime hibride postare. Rexhepi nga mysafirët kërkoi mbështetje dhe ndihmë profesionale në shfrytëzimin e mundësive dhe fondeve financiare të cilat i mundëson Unioni Postar Botërorë PostEurop dhe Komisioni Evropian. Për të njëjtën ata shprehën gatishmëri të plotë edhe për faktin që Marjan Osvalld është anëtarë në këshillin drejtues të Unionit Postar Botërorë. Përfaqësuesit e Postës së Maqedonisë dhe Postës së Sllovenisë u dakorduan që në të ardhmen të lëshojnë në qarkullim edhe një pullë të përbashkët postare.