Një delegacion i forcave të armatosura të Austrisë e vizitoi SHM e ARM-së

Një delegacion i forcave të armatosura të Austrisë i kryesuar nga kryeshefi i Shtatmadhorisë gjeneralin Otmar Komenda, në suaza të vizitës zyrtare dyditore në Republikën e Maqedonisë dhe Armatën e Republikës së Maqedonisë sot qëndroi në Shtatmadhorinë e ARM-së.

Pas pritjes me nderime të larta ushtarake Komenda, siç kumtoi SHM e ARM-së, ka realizuar takim me shefin e SHM së ARM-së gjeneral-nënkolonelin Metodija Veliçkovski.

Në takim, siç theksohet, krahas prezantimit të misionit të ARM-së, procesi i tranformimit dhe pjesëmarrja në misionet paqëruajtëse të kryesuara nga KB, NATO dhe BE, është biseduar për gjendjen e tanishme të sigurisë në rajon, si dhe për shqyrtimin e mundësive për intesifikim të bashkëpunimit të ndërsjellë ushtarak në më shumë fusha në mbrojtje, veçanërisht në kryerjen e stërvitjeve të përbashkëta të forcave të specializuara të të dy armatave.

Gjenerali Veliçkovski e ka theksuar rëndësinë e këtij takimi para së gjithash nga aspekti i këmbimit të përvojave përmes bisedimeve të vazhdueshme të ekspertëve me qëllim të konfirmimit të mundësive për intesifikim të mëtejshëm të bashkëpunimit. Si shembull ai e ka theksuar pjesëmarrjen e përbashkët në stërvitjen “Sfidë e përbashkët”  („Common Chalenge 2017“) e cila tashmë ka filluar me realizim në Mal të Zi ku ARM merr pjesë me pjesëtarë të vet nga regjimenti për operacione speciale.

Gjenerali Komenda është përqendruar në kontributin të cilin ARM e jep me pjesëmarrjen e saj në misionet paqeruajtëse dhe stërvitjet ndërkombëtare, me  rishkim të vepantë në interoperabilitetin dhe standardet nga pjesëtarët e ARM-së, me çfarë, siç theksohet, ARM dëshmohet si kontribues në sigurinë kolektive. Në këtë rast është theksuar roli rë cilin e luan ARM në përballjen krizën e emigrantëve, për të cilën më hollësisht është brifuar gjatë vizitës së djeshme në kufirin jugor të Republikës së Maqedonisë.