Shkup, 5 mars – Klasa të mbetura bosh, kërkesa për shtim paralelesh, por që nuk marrin përgjigje vite të tëra nga njëra anë dhe nga ana tjetër, shkolla të sërngarkuara e që nuk mund t’i sistemojnë të gjithë nxënësit e regjistruar as në paralele me maksimum nxënësish në klasë, shkruan gazeta KOHA. Kjo, në vija të përgjithshme, është tabloja që ka krijuar për vite me radhë problemi i mos hapjes së paraleleve me qëndrim tërë ditor në disa shkolla fillore të Shkupit. Arsyeja, sipas të gjitha gjasave, është te dy- tre vende të reja pune, të cilat nuk është në gjendje t’i sigurojë Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për mësimdhënësit që do të ishin angazhuar në këto paralele. Për rrjedhojë, pasojnë një varg problemesh që nisin nga pabarazia e kushteve për mësim dhe përfundojnë me rezultat e dobëta në arsim… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.