Londër, 5 shtator – Gjiganti amerikan, internet kërkuesi Jahu (Yahoo) sot ka pasur defekt të madh, i cili ka zgjatur shtatë orë dhe kryesisht i ka përfshirë shfrytëzuesit në Britaninë e Madhe, Evropën Veriore dhe Perëndimore, si dhe pjesëtarët e Indisë dhe SHBA-së.
Operatorët e Telekomit në Britaninë e Madhe, siç janë BT, Skaj (Sky) dhe Tok Tok (TalkTalk), të cilët e përdorin Jahu-n , kishin probleme me postën elektronike të shfrytëzuesve të saj.
Defekti ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ndërsa është larguar rreth orës 14 e 30 minuta.