Nju-Delhi, 11 tetor 2018 – Një ciklon i fuqishëm i kaploi pjesët lindore të Indisë, duke çrrënjosur drunj, largpërçues dhe duke shkatërruar shtëpi, për ç’arsye pothuajse 300.000 njerëz janë evakuuar.
Cikloni Titli, i cili do të thotë “flutura”, është shoqëruar me erë e cila fryen me fuqi edhe deri 150 kilometra në orë, si dhe reshje të rrëmbyeshme të shiut të cilat i vërshuan rajoent bregdetare në shtetin lindor Orisa. është goditur edhe shteti fqinj indian Andra Pradesh.
Shkollat janë mbyllur, ndërkaq është reduktuar edhe komunikacioni hekurudhor dhe ajror. Qindra mijëra familje kanë mbetur pa energji elektrike.
Meteorologët parashikojnë se cikloni deri në mbrëmje nuk do ta ulë fuqinë e vet, ndërkaq, ndërkohë, edhe rajoent bregdetare të Bangladeshit janë paralajmëruar për përgatitje për stuhinë e mundshme.