F.S. (22) nga Kumanova është lënduar rëndë pasi që mbrëmë në udhëkryqin e rrugës “100” dhe rrugës “146” është përplasur në një makinë “Ford fokus” të drejtuar nga A.b: (28), gjithashtu nga Kumanova.
Sipas MPB-së, aksidenti është paraqitur rreth orës 21.
F.S. me automjetin e Ndihmës së Shpejtë është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës. Ekspertizë në vendin e ngjarjes është kryer nga ekipi i SPB – Kumanovë.
Punohet në ndriçimin e plotë të rastit.