Një çiklist ka marrë lëndime të rënda trupore një një nga gjithsej 12 aksidente trafiku që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në tre fatkeqësi tre persona janë lënduar lehtë, në tetë është shkaktuar dëm material.
Dje policia ka ndërmarrë masa ndëshkuese për shkak të numrit të madh të kundërvajtjeve te 19 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi të madhe nga ajo e lejuara, dy shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe janë përjashtuar nga komunikacioni, tre shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, si dhe te 17 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin pa leje të qarkullimit, gjegjësisht pa regjistrim. Janë sanksionuar edhe 28 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vijave të shënuar për këmbësorë, gjegjësisht kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit. Janë hasur edhe 78 automjete të parkuara në mënyrë jo të përshtatshme.
Me ndihmën e automjetin special “karrotrec” janë larguar 50 automjete.
Sot, Sektori për parandalim së bashku me Njësinë shkollore të qarkullimit do të ndërmarrin masa parandaluese nga fusha e qarkullimit në rajonin e komunës Karposh, më saktë në rrugët që gravitojnë rreth QT “Siti moll”.