Alice Campello dhe Alvaro Morata janë padyshim një nga çiftet më simpatikë të botës së futbollit, veçanërisht në Premier League. Sikurse në Itali dhe Spanjë, ata kanë fituar popullaritet edhe në Angli. Modelja itliane po korr sukses pas pjesëmarrjes në shumë evente të mëdha mode.
Sikurse shumë kolege të saj (modele), edhe Alice e shfrytëzon “Instagramin” për marketing, njëkohësisht për punë, ku promovon marka të ndryshme veshjes apo edhe produkte. Mirëpo, në këtë rrjet social, bukuroshja nuk nguron që të postojë foto me dedikime pafund për bashkëshortin e saj, Alvaro Morata. Sulmuesi i Chelsea-s dhe Alice kanë dy djem binjakë nga lidhja e tyre, Alessandro dhe Leandro. Me të cilët shpesh herë dalin dhe shetisin, si dy prindër të dashuruar e të lumtur.