Dhimbja konstante që një burrë ndiente rezultoi të ishte si pasojë e një çakmaku që ai kishte gëlltitur, gazi i të cilit kishte rrjedhur në zorrët e tij. 49-vjeçari shkoi me urgjencë në spital, në Tetor të vitit 2016 pasi kishte dhimbje të forta në bark. Ai gjithashtu ankohej për të përziera dhe të vjella. Testet e gjakut dhe të urinës rezultuan normale, por një x-ray zbuloi se ai kishte një çakmak në stomakun e tij. Sipas asaj që shkruan The Sun, çakmaku kishte zënë një pozicion të tillë në stomak që i lejonte rrjedhjen e gazit në organet e 49-vjeçarit. Kimikatet që gjenden në çakmak janë të lehta, më së shpeshti butan, por janë gjithashtu toksike dhe kanë bërë që burri të zhvillojë një ulçerë në stomak. Mjekët e hoqën çakmakun me një endoskop, një tub fleksibël dhe pincë që futet në stomak përmes gojës.