Para pak çastesh dyshohet se ka ndodhur një vrasje e trefishtë në lagjen Dardania në Prishtinë.
Në lagjen Dardania në Prishtinë, para pak çastesh dyshohet se ka ndodhur një vrasje e trefishtë.
Fqinjët i kanë thënë lajmi.net se një person e ka vrarë gruan, renë e tij dhe më pas veten.
Në vendin e ngjarjes janë policia dhe forenzika.
Lajmi.net, ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës lidhur me këtë rast, por ende nuk kanë dhënë asnjë detaj në lidhje më këtë.