Shkup, 9 mars – Një burrë vdiq para një ore para stacionit hekurudhor në Shkup. Kalimtarët tentuan ta ndihmojnë dhe thirrën Ndihmën e shpejtë. edhe pse ndihma arriti menjëherë, personi tashmë kishte vdekur.
Nga Ndihma e shpejtë për MIA-n thanë se sipas të gjitha gjasave bëhet fjalë për infarkt masiv. për momentin policia po kryen ekspertizë në vendin e ngjarjes.