Menaxheri i komunikimeve në Universitetin Xhorxh Mejson në Ferfeks, Virxhinia, Johan Hollis, 54 vjeç, kuptoi në korrik se ai i përkiste një kategorie të rrallë njerëzish, gjaku i të cilit mund t’i ndihmonte shkencëtarët ta kuptonin koronavirusin dhe eventualisht t’u ndihmonte njerëzve që do të infektohen.
Ai u befasua shumë kur mësoi se ai kishte mundur kovidin, pa e ditur se virusi i rrezikshëm kishte hyrë në trupin e tij.
“Gjaku i Hollis është plot me të ashtuquajtur super-antitrupa që neutralizojnë kovidin, madje edhe kur gjaku hollohet 10.000 herë”, tha Lens Liota, një patolog në Universitetin Xhorxh Mejson.