Një burrë nga Virxhinia është akuzuar se një agjenti të Kinës i ka transmetuar dokumente të besueshme, lidhur me mbrojtjen, kumtoi Departamenti amerikan i shtetit. Gjashtëdhjetë vjeçari Kevin Patrik Melori, konsultues në praktikën e lirë, i cili ka punuara për qeverinë amerikane dhe nënkontraktorë në sferën e mbrojtjes, dje është paraqitur në seancën e parë gjyqësore për rastin kundër tij. Nëse shpallet fajtor për akuzën për spiunazh, do të përballet edhe me dënimin me burg të përjetshëm.