Një burrë nga Struga ka rrahur vajzën e tij me një mjet të fortë

Nga MPB, kanë bërë të ditur se një burrë nga Struga ka sulmuar vajzën e tij dhe e ka lënduar, i cili me datë 23 mars në shtëpinë e familjes në fshat ka nisur një debat verbal me vajzën e tij, e më pas e ka sulmuar me një mjet të fortë nga druri.

Policia ka bërë kallëzim penal kundër B.S. (60) nga një fshat i Strugë, për shkak të dyshimit të bazuar për veprën penale “lëndim trupor gjatë dhunës në familje.