Uashington, 13 janar – Një burrë në qytetin Kolorado Springs është arrestuar pasi mëngjesin e sotëm në më shumë lokacione me thikë ka sulmuar tetë kalimtarë rasti, njofton Si-En-En.
Policia është përgjigjur në thirrjen në ora 1:30, ku ka gjetur dy persona të therur me thikë, ndërsa kanë informuar se sulmuesi në këmbë ka kaluar në parkun e afërt. Policia është nisur në atë drejtim dhe ka gjetur viktima, të sulmuar me thikë nga personi i njëjtë. Pastaj kanë marrë edhe një lajmërim. Në vendin e ngjarjes kanë gjetur sulmuesin, të cilin viktimat kanë arrit ta ndalojnë. Të sulmuarit janë hospitalizuar, ndërsa sulmuesi është në paraburgim.
“Duket se sulmet nuk kanë qenë më parë të planifikuar dhe nuk ekziston lidhshmëri mes të dyshuarit dhe viktimave”, theksohet në raportin e policisë.