Shkup, 26 mars– Një burrë dyzet e tetëvjeçar dje ka vdekur para Institutit për Shëndet Publik Kavadar.
Siç theksohet në buletinin e policisë, dje në orën 01:10 në Stacionin Policor Kavadar, nga Instituti për Shëndetit Publik Kavadar është denoncuar se në hyrje të institutit ka pasur një person të panjohur në gjendje të dehur, i cili i ka fyer dhe ka refuzuar t’i ofrohet ndihmë mjekësore.
Rreth orës 01:10 kur ka dalë të shohin çfarë po ndodhte me të, kanë vënë re personi qëndronte i shtrirë në tokë pa shenja jete. Pas kontrollit të kryer është konstatuar se bëhet fjalë për J.M. (48) nga Kavadari.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit do të dorëzohet për autopsi.