Shkup, 10 janar – Në lagjen Aerodrom të Shkupit një burrë i moshuar ka denoncuar në polici se është sulmuar prej një qeni.
Siç thekson MPB-ja, personi SH.S (82) nga Shkupi, dje ka denoncuar se më katër janar të këtij viti, rreth orës 15:30 në bulevardin “AVNOJ” është sulmuar nga një qen endacak, i cili e ka kafshuar në një pjesë të këmbës së djathtë.