Shkup, 15 shkurt – Pas një zënke familjare B.A. (54) nga Koçani mbrëmë e ka vrarë bashkëshorten e tij L.A. (44) para dy fëmijëve të tyre, e pastaj duke kërcyer nga çatia e shtëpisë familjare është vetëvrarë.
Ai e ka lënduar edhe vajzën e tij, e cila ka tentuar t’i ndihmojë nënës.
Vdekjen tek dy personat e ka konstatuar ekipe të ndihmës urgjente, ndërsa ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer prokurori publik nga Koçani.