Një burrë arrestohet në aeroportin e Perusë me 20 zogj në valixhe

5

Një burrë është arrestuar në aeroportin e Limas në Peru pasi i ishin gjetur 20 zogj të gjallë në valixhe.

Hugo Conings nga Belgjika u kap teksa provonte të kontrabandonte zogjtë duke i nxjerrë nga shteti përmes valixhes, kanë thënë zyrtarët shtetërorë.

Sipas BBC-së, ata kanë treguar se 54-vjeçari kishte planifikuar të udhëtonte drejt Madridit në Spanjë për të shitur zogjtë.

Teksa të gjithë zogjtë kishin mbijetuar, disa kishin treguar shenja dehidratimi e stresi dhe kishin humbur disa pupla pasi kishin kaluar disa orë nëpër kuti.

Conings u arrestua të hënën dhe mund të përballet me burgim prej pesë vjetësh për kontrabandim të kafshëve. Peruja njihet si shtëpi e më shumë se 1800 lloje të zogjve.

Comments are closed.