Shkup, 15 janar – Mbretëresha e muzikës rome, shkupjania e ndjerë Esma Rexhepova- Teodosievska, së shpejti në Shkup do të fitojë bulevard që do të mbajë emrin e saj, njofton Koha.
Këto ditë në Ministrinë e Kulturës ministri Robert Allagjozovski ka pranuar kryetaren e organizatës humanitare “Esma dhe Stevo Teodisevski”, Zoran Kostovska dhe aktivisten Mirjana Markovska.
“Jam e mahnitur nga reagimi i ministrit i cili premton se një nga bulevardet e Shkupit do te mbaj emrin e mbretëreshës tonë të muzikës Esma Rexhepova, gjithsesi lokacioni i bulevardit nuk është definuar ende, pasi tani për tani është vetëm një propozim”, ka thënë Kostovska.